Mundësi që përfaqëson Shqipërinë në Lojërat Olimpike Paris 2024, Chermen Valiev u eliminua në fazën çerekfinale nga rivali i tij uzbekistanas, Razambek Zhamalov.
Valiev u mund nga rivali uzbek me pikë 6-5 në “Champ-de-Mars Arena”.
Më herët, Valievi kishte mundur rivalin nga Azerbajxhani, Turan Bayramov 4-3 me pikë.
Islam Dudaev, i cili garon nesër më 10 gusht, do të jetë shansi i fundit i Shqipërisë për të arritur një medalje në Lojërat e Parisit.