LajmeMaqedoniSport

Mediat kroate / FC Shkupi është skuadër shqiptare, nuk i përket tifozëve maqedonas

Shqiptarët nuk përfaqësohen në Europë vetëm me ekipet që i përkasin territorit zyrtar të vendit tonë, por edhe me skuadrat e tjera që mund të vijnë nga Kosova, Maqedonia e Veriut apo edhe Mali i Zi. Sigurisht, ky përfaqësim nuk është “i fshehur” për të tjerët. Pra nëse shumëkush do të shprehej se Shkupi mban lart emrin e Maqedonisë së Veriut, për këdo që kërkon realisht pak më tepër, e sheh menjëherë me një tjetër këndvështrim.

Media kroate “Sportklub.hr” i ka kushtur një artikull Shkupit që është kundërshtari i Dinamos së Zagrebit. Ajo thekson se skuadra në fjalë është shqiptare dhe nuk i përket tifozëve maqedonas, të cilët nuk e përkrahin. Një histori kjo që është pranuar dhe thënë në Kroaci nga një gazetar maqedonas, Zoran Misevski.

“Shkupi është klub i cili i përket një vendi ku popullsia me shumicë është shqiptare. Shkupi nuk përkrahet nga maqedonasit, por nga shqiptarët, gjithashtu edhe nga pronarët e rinj që vijnë nga Turqia. Dikur klubi fokusohej tek futbollistët e ish-Jugosllavisë, sot janë kryesisht futbollistët e rinj afrikanë”, shkruhet në artikull. /Sport Ekspres/

Show More

Related Articles

Back to top button