Pierre Kalulu ka zgjedhur Juventusin. Klubi bardhezi ka rifilluar kontaktet me mbrojtësin francez, i cili nuk është pjesë e planeve të Fonseka. Milani, pas disa ditë reflektimi, vendosi t’i jepte dritën jeshile transferimit të tij te “Zonja e Vjetër”.
Ai ka kontratë deri në vitin 2029 me “kuqezinjtë”, ndërsa Milani do të marrë 3.5 milionë euro për huazimin sezonal, me të drejtë shlyerje 14 plus 3 milionë bonuse dhe 10% të rishitjes së ardhshme. Ardhja e Kalulu çliron Tiago Djalò, jashtë projektit të Tiago Mota dhe portugezi i ka dhënë “OK” transferimit te Roma.
Së bashku me Origi, Ballo-Touré, Adli dhe Pobega, mbrojtësi francez nuk është më pjesë e planeve të Milanit, i cili bën një fitim të madh kapital nga transferimi i tij, duke qenë se u mor nga nga Lioni në verën e vitit 2020, kur ishte vetëm 20 vjeç.
Te Juventusi nuk i garantohet vendi i titullarit, por Tiago Motta është një admirues i tij dhe e donte shumë. Sa i takon Djalo, klubi verdhekuq i ka propozuar Juves një huazim me të drejtë shlyerje për 7 milionë, plus 2 milionë bonuse, me bardhezinjtë që mund të mbajë 10 ose 15% në rishitjen e ardhshme të lojtarit.