LajmeSport

Milani ia mbyll derën Barçës për Leaon

Drejtori sportiv i Barçës, Deco, synon gjithmonë objektiva të mëdha në merkato pavarësisht problemeve financiare të klubit dhe vështirësive të operacioneve. Për krahun e majtë të sulmit ai u përpoq të nënshkruante me Nico Ëilliams dhe më pas shkoi për Luis Díaz.

Ditët e fundit, Deco donte të provonte të nënshkruante me anësorin e Milanit, Rafael Leao, siç raportoi “Mundo Deportivo”. E për ta bërë këtë ai ka kontaktuar me Jorge Mendes, përfaqësues i cili këtë verë ia ka ofruar futbollistin disa klubeve.

Operacioni është i madh dhe klubi i Barçës praktikisht e sheh si të pamundur për shkak të kostos së operacionit dhe problemeve që klubi ka me financat, përcjellë KosovaPress.

Në fakt, ‘Gazzetta dello Sport’ konfirmoi se Milani e ka shpallur lojtarin të patransferueshëm, ndaj nuk do të negociojë me askënd që nuk arrin në kryeqytetin e Lombardisë me klauzolën e plotë. Kushdo që do Leaon do të duhet të paguajë 175 milionë euro për ta liruar lojtarin nga kontrata e tij me Milanin.

Barça, me Decon në krye, po llogariste të paguante rreth 65 milionë plus disa lojtarë që mund t’i interesonin “rossonerëve” për skuadrën e tyre aktuale, por italianët e kanë refuzuar këtë mundësi.

“Gazzetta” konfirmon se Barça, është duke negociuar me Chiesa-n dhe se operacioni mund të mbyllet për një çmim afër 14 milionëve që do të kërkonte Juventusi.

Show More

Related Articles

Back to top button