LajmeMaqedoni

Mickoski: VMRO nuk do ta mbështesë interpelancën ndaj Gashit

VMRO-DPMNE nuk do të mbështesë interpelancën ndaj kryetarit të Kuvendit Afrim Gashi, ka konfirmuar sot lideri i partisë Hristijan Mickoski.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas vënies së gurthemelit për ndërtimin e tregut të qytetit në Negotinë, ai tha se partia nuk sheh arsye për të mbështetur interpelancën ndaj kryeparlamentarit Afrim Gashi.

“Mënyra se si sillet si kryetar në Kuvend, si i udhëheq seancat dhe gjithçka që ndodh atje paraqet sjellje seriozisht të ndryshme nga ajo që ka bërë paraardhësi i tij”, tha Mickoski.

Sipas tij, koalicioni LSDM-BDI-Levica ka motivet e veta për paraqitjen e një interpelance të tillë.

Grupi parlamentar i së Majtës në fillim të këtij muaji në Kuvend ka paraqitur një interpelancë për punën e kryetarit të Kuvendit Afrim Gashi. Interpelanca është futur në rendin e ditës të seancës së 13-të plenare të planifikuar për më 3 shtator.

 

Show More

Related Articles

Back to top button