LajmeRajon

Hovenier: Po përballemi me disa sfida me qeverinë Kurti, kanë ndikuar në cilësinë e partneritetit

Ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier është deklaruar sot lidhur me raportet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës me qeverinë Kurti.

Hovenier në konferencën për media pas nënshkrimit të një marrëveshje për grantin 34.milionë dollarë ndërmjet Kosovës dhe USAID-it theksoi se po përballen me disa sfida me qeverinë e tanishme të Kosovës të cilat kanë ndikuar në cilësinë e partneritetit, raporton Telegrafi.

“E rëndësishme të sqaroj një çështje… Shumë prej jush keni parë raportin në media për dallimet e tashme ndërmjet ShBA-së dhe anëtarëve të tjerë të bashkësisë ndërkombëtare me Qeverinë e Kosovës për disa veprime të cilat janë udhëhequr nga qeveria e kryeministrit Kurti.

Siç kam thënë javën e kaluar po përballemi me disa sfida me qeverinë e tanishme të Kosovës të cilat kanë ndikuar në cilësinë e partneritetit tonë. Ashtu siç zëdhënësi i Departamentit të Shtetit më herët, Qeveria amerikane shpreson se po citoj “Qeveria e Kosovës do t’i kthehet angazhimit të ngushtë dhe konstruktiv me SHBA-në, BE-në, NATO-n dhe partnerët tjerë ndërkombëtarë të Kosovës’”, ka thënë Hovenier.

Ai tutje tha se edhe pse disa fusha të bashkëpunimit me qeverinë Kurti mbesin më pak pozitive se që do të kishin shpresuar, përkushtimi i SHBA-së ndaj popullit të Kosovës mbetet po aq i fortë, i hekurt si gjithmonë.

Megjithatë, sipas tij, ky përkushtim ndaj popullit të Kosovës nuk vlen domosdo për ndonjë qeveri të caktuar, për zgjedhjet apo veprimet politike të asaj qeverie. /Telegrafi/

 

Show More

Related Articles

Back to top button