Agon Rexhaj është vetëm 17 vjeç dhe ende nuk është shumë i njohur për publikun e gjerë. Por në Evropë, emri i talentit të Bazelit nuk është më secret dhe klubet si: Juventus, Barcelona dhe Bajern Munih, thuhet se janë të interesuara për nënshkrim me të.
Portali “Calciomercato” tashmë raporton se edhe Interi po përpiqet të marrë lojtarin, i cili ka ende kontratë në Bazel deri në verën e ardhshme. Tashmë duhet të ketë kontakte me agjentin e lojtarit për të bërë të mundur transferimin.
Rexhaj, i lindur në mars 2007, shënoi dhjetë gola në dhjetë ndeshje për U-17 të Bazelit sezonin e kaluar. Ai gjithashtu u bë kampion i Zvicrës me U-19 dhe siguroi që skuadra të kualifikohej në Ligën e të rinjve. Anësori u transferua në Basel në verën e vitit 2022 pasi më parë kishte luajtur për FC Luzern./Reporteri.net/