LajmeRajon

Shefi i CIA-s arrin në Presidencën e Kosovës

Shefi i CIA-s William Burns, tashmë ndodhet në Kosovë në një vizitë të paparalajmëruar.

Ai është parë duke hyrë në ndërtesën e Presidencës së Kosovës pasditen e së enjtes.

Në oborrin e presidencës janë parë edhe forca të shtuara policore si dhe rrugët janë bllokuar.

Vizita e tij në Kosovë vjen pasi zyrtari i lartë i inteligjencës amerikane qëndroi edhe në vendet e tjera të rajonit, si në Sarajevë dhe Beograd. /Telegrafi/

 

Show More

Related Articles

Back to top button