LajmeSport

Vjen oferta e parë te Juventusi nga Barcelona për Federiko Kieza-n

Barcelona raportohet se po ofron 9 milionë euro, plus 4 milionë euro të tjera në formë bonusesh për Juventusin për Federiko Kieza-n, pasi kanë rënë dakord për kushtet personale me lojtarin italian.

Kontrata e tij me “Bianconerët” zgjat vetëm deri në fund të këtij sezoni, kështu që ai është përjashtuar nga skuadra nga trajneri i ri Tiago Mota dhe nuk është pjesë e planeve të tyre.

Pas lidhjeve me klube si Roma, Napoli, Milan dhe Inter, Kieza ra dakord për kushtet personale me Barcelonën për një kontratë trevjeçare, raportohet me një ulje page në vetëm 4.5 milionë euro në sezon. Ata ende duhet të arrijnë një marrëveshje me Juventusin për shumën e transferimit dhe gazeta spanjolle “Diario Sport” pretendon se oferta fillestare është 9 milionë euro plus 4 milionë euro të tjera në bonuse.

Megjithëse është e mundur që Juve të pranojë më pak se 15 milionë euro, dhe për rrjedhojë të bëjë një humbje neto në blerjen prej 60 milionë eurosh nga Fiorentina, ata ka të ngjarë të dëshirojnë që më shumë nga kjo shumë të jetë e garantuar se sa 9 milionë euro.

Barcelona ishte në gjendje të bënte ofertën sot pasi kanë rënë dakord për shitjen e mbrojtësit Mikayil Faye te Ren-i për 12 milionë euro. Ilkay Gundogan gjithashtu po shkon te Man. Siti dhe Vitor Roke në huazim te Real Betis.

 

Show More

Related Articles

Back to top button