LajmeRajon

Takimi me shefin e CIA-s, presidentja Osmani: Aleanca me SHBA-të, garanci për siguri, paqe e sukses

Shefi i Agjencisë Qendrore amerikane të Inteligjencës (CIA), William Burns ndodhet për vizitë në Kosovë.

Burns të enjten ka takuar presidenten e shtetit Vjosa Osmani dhe shefin e AKI-së, Petrit Ajeti, gjersa sot është takuar me kryeministrin Albin Kurti.

E sot, e para e shtetit në një postim në Facebook ka shkruar për takimin me shefin e CIA-s. Ajo thekson se aleanca me Shtetet e Bashkuara është garanci për siguri, paqe e sukses.

“Kënaqësi që mirëprita dje në Republikën e Kosovës Shefin e Agjencisë Qendrore amerikane të Inteligjencës (CIA), Ambasadorin William Burns. Aleanca me Shtetet e Bashkuara është garancë për siguri, paqe e sukses”, shkruan ajo. /Telegrafi/

 

Show More

Related Articles

Back to top button