Juventusi ka zyrtarizuar transferimin e mbrojtësit Pierre Kalulu, nga rivalët e Milanit.
Drejtuesit bardhezi do t’i paguajnë “Djallit” menjëherë 3 milionë për huazimin, më pas do të vlerësojnë gjatë sezonit nëse do të ushtrojnë apo jo të drejtën e blerjes, që është vendosur në rreth 14 milionë, për të cilat 3 të tjera në bonuse të mundshme.