LajmeSport

Pep Guardiola: Haland mund të konkurrojë me Mesin dhe Ronaldon

Dy ndeshje dhe Haland tani më numëron katër gola, duke shtuar një tjetër trigolësh në koleksionin e tij në fitoren 4-1 të së shtunës kundër Ipsuiçit. Pep Guardiola flet me entuziazëm për shifrat e tij.

“Kam thënë disa javë më parë se ai ndihet më mirë se sezonet e mëparshme. Mbaj mend që ai tha përpara se ishte ende i lodhur, por këtë sezon pa Europian, ai erdhi shumë mirë. Sigurisht që ai nuk mund të luajë të gjitha ndeshjet deri në fund të sezonit, por ju e dini se sa i rëndësishëm është ai, duke shënuar kaq shumë gola”. 24-vjeçari ka përfunduar si golashënuesi më i mirë i Premier Ligës në secilin nga dy sezonet e tij deri më tani në Angli, tha Guardiola pas fitores në “Etihad”.

 

Ai shënoi 36 gola në sezonin 2022-23 dhe 27 sezonin e kaluar. Tani ai është vetëm gjashtë gola larg nga 100 golat e parë me Sitin, një shifër edhe më e pabesueshme duke pasur parasysh se ai ka luajtur vetëm 101 ndeshje.

 

“Numrat e tij janë qesharak. Ai mund të konkurrojë për sa i përket golave me Ronaldon dhe Mesin. Është një forcë e jashtëzakonshme për ne dhe ne jemi shumë të lumtur që e kemi atë. Shpresojmë që ai të jetë këtu për shumë e shumë vite,” tha në fund Guardiola.

 

Show More

Related Articles

Back to top button