Zëvendëskryeministri i Parë dhe ministër i Mjedist Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Izet Mexhiti mori pjesë në Konferencën e Ambasadorëve në Tiranë, të organizuar nga Ministria për Evropë dhe Punë të Jashtme e Republikës së Shqipërisë ku prezent ishin politikanë shqiptarë nga vendet e rajonit.
Gjatë panelit me temë “Hapësira shqiptare në gjeopolitikën e rajonit”, zv.kryeministri i Parë Mexhiti ndau pikëpamjet mbi zhvillimet e fundit në skenën politike të Maqedonisë së Veriut, ku theksoi rëndësinë e ndryshimit të shumëpritur që solli krijimi i qeverisë pa BDI-në, një parti që për 22 vjet kishte monopolizuar politikën shqiptare, ndërsa partitë maqedonase ndryshoheshin vazhdimisht, duke nënvizuar se BDI-ja kishte ngulfatur skenën politike dhe pengonte çdo përpjekje për ndryshime pozitive për shqiptarët.
Mexhiti tha se integrimi evropian mbetet prioriteti absolut i koalicionit, dhe shprehu përkushtimin dhe gadishmërinë për votimin e ndryshimeve kushtetuese në çdo moment.
Zëvendëskryeministri i Parë përgëzoi Ministrin Igli Hasani për krijimin e një departamenti të veçantë në Ministrinë e Jashtme të Shqipërisë, dedikuar shqiptarëve të rajonit dhe diasporës, duke shtuar se thellimi i bashkëpunimit brendashqiptar është një domosdoshmëri që duhet të vazhdojë pandërprerë.
Mexhitu nënvizoi nevojën e krijimit të një platforme të përbashkët bashkëpunimi në fusha të ndryshme, nga arsimi deri te ekonomia, duke e cilësuar këtë si një element përcaktues për të ardhmen tonë të përbashkët evropiane.
Mexhiti sot dhe nesër do të takohet me krerët e shtetit shqiptar.