LajmeMaqedoni

BDI: Skandalet e përditshme dhe dështimi total ia kanë humbur mendjen VLEN-it

BDI sot përmes një kumtese ka akuzuar koalicionin VLEN se për shkak të paaftësive të tyre po nxisin shpifje dhe po sajojnë armiq për të shfajësuar veten.

“Skandalet e mëdha në Vlen, bashkë me poshtërimet e përditshme nga ana e humbësve të zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare, përfshirë edhe paaftësinë për ta mbrojtur flamurin kombëtar shqiptar, ua ka humbur mendjen vazalëve dhe i nxisin të shpifin e të sajojnë armiq vetëm për tu shfajësuar nga turpi.

Të nënçmuar e të papërfillur nga ZNAM dhe OBRM-PDUKM, pa flamurin kombëtar në zyre, pa gjuhën shqipe në institucione, pa shqiptarët në balanser, me burgosje të ushtarëve të UÇK-së, ju kanë mbetur vetëm dasmat dhe shpifjet qesharake.

Astrit Iseni dhe të gjithë ministrat tjerë janë të pa aftë ti mbrojnë shqiptarët, gjuhën, flamurin, përfaqësimin e drejtë, Marrëveshjen e Ohrit por edhe fëmijët shqiptarë nga abuzimi, prandaj dhe duhet të dorëhiqen”, thonë nga BDI.

Nga atje akuzojnë VLEN se nuk kanë realizuar asnjë premtim.

Show More

Related Articles

Back to top button