Zëvendësministri i Arsimit, Lulzim Aliu i ftuar në Daily Click ka folur për mësimdhënien dhe mësimnxënjen, ku tha se pajisjet teknologjike dhe rrjetet sociale janë një formë që fëmijët përvetësojnë aftësi të ndryshme dhe arrijnë të mësojnë gjuhët e huaja, përcjell TV21. E sa i përket deklaratës se ministres së Arsimit ku tha se, gjuhet e huaja mund të mësohen edhe nga serialet, Aliu tha se nuk dëshiron ta argumentojë ose ta mbrojë por, deklarata e ministres mund të jetë lapsus ose e keqkuptuar.
“Ne flasim për të mësuarit e gjuhës huaj brenda sistemit arsimor, brenda shkollës por unë jam mësimdhënës në universitet i cili mbulon lëndën e metodikës së mësimdhënies dhe po t’i pyesni çdo mësimdhënës, tek mjetet didaktike dhe mësimore i parashohin edhe mjetet e teknikës dhe teknologjisë. Nuk dua për ta argumentuar, mbrojtur se mund të jetë edhe lapsus ose keqkuptim por për atë deklaratë do ta pyesni atë. Por nuk them që edhe pajisjet e ndryshme teknike të teknologjisë, televizioni, kompjuterët, rrjetet sociale, të gjitha këto mund të kontribuojnë në përvetësimin e njohurive dhe realizimin e përmbajtjes mësimore”, tha zv. ministri i Arsimit, Lulzim Aliu.