LajmeRajon

Qeveria e Kosovës merr vendim, shtyhet afati për regjistrimin e diasporës

 

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të shtyjë afatin për regjistrimin e diasporës deri më 31 dhjetor të këtij viti.

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, para kabinetit qeveritar ka thënë se kërkesa për shtyrje të afatit po bëhet për disa arsye.

Ajo bëri të ditur se periudhën e fundit brenda ditës ka pasur deri në tre mijë regjistrime, raporton Telegrafi.

“Ju ftoj sot që të miratojmë shtyrjen e afatit dhe të ndryshojmë vendimin e datës 17 maj 2024 për regjistrimin e mërgatës të diasporës përmes portalit e-diaspora kërkoj shtyrjen e afatit deri më 31 dhjetor 2024 për disa arsye.

Së pari dua të theksoj se regjistrimi i mërgatës në formën që është duke u bërë sot është ndoshta ndërmarrja më e rëndësishme në raport me mërgatën e katër dekadave të fundit.

Të dhënat që do të dalin nga regjistrimi i mërgatës do të na shërbejnë edhe institucioneve të vendit, por edhe vetë mërgatës për një organizim më të mirë të nevojave dhe të potencialit. Ndërkohë, gjatë ditëve të fundit kemi pasur një dinamikë me afërsisht tre mijë regjistrime në ditë që do të thotë që kjo dinamikë do të përpiqemi të mos e ndalim…”, ka thënë ajo. /Telegrafi/

 

Show More

Related Articles

Back to top button