LajmeSport

Rekordmeni Ronaldo, shënon gola nga faulli në 23 sezone rresht

Cristiano Ronaldo nuk e ka ndërmend të ndalet.

Ylli portugez ka vazhduar të thyejë rekorde, të cilat do të jenë vështirë të arrihen në të ardhmen.

39 vjeçari u bë mbrëmë lojtari i parë në histori të futbollit që shënon gola nga gjuajtja e lirë në 23 sezone radhazi, shkruan “Gazeta Express”.

Këtë arritje, pesë herë fituesi i Topit të Artë e bëri në fitoren e Al-Nassr me rezultat 4:1 ndaj Al-Feiha, e vlefshme për xhiron e dytë të Saudi Pro League.

 

Show More

Related Articles

Back to top button