LajmeSport

Guardiola, bonus prej 10.000 funte për secilin anëtarët të stafit dhe punonjës në klub

Pep Guardiola i ka dhënë çdo anëtari të stafit të Man. Sitit një bonus prej 10,000 funte për punën e tyre të vazhdueshme të palodhur. Pas vitesh suksesi në Angli dhe Europë, Guardiola ka bërë një gjest vlerësimi për çdo anëtar të stafit që punon në kompleksin stërvitor të ekipit të parë te Man. Siti.

Sipas një raporti nga “The Times”, midis 60 dhe 70 njerëz u befasuan me bonusin prej 10,000 funte nga shefi i Man. Sitit, duke përfshirë shefat e kuzhinës, recepsionistët, fizioterapistët, përgjegjësit e uniformave, baristat dhe stafin e sigurisë.

Gjatë tetë viteve të Guardiolas në Mançester, ai ka krijuar një ndjenjë bashkimi mes lojtarëve dhe stafit. Përveç bonusit të spanjollit, lojtarët kanë grumbulluar para në fund të çdo sezoni për stafin.

Pep është shprehur më parë se mjedisi pozitiv në të gjithë klubin ka qenë një faktor kyç në suksesin e tyre të vazhdueshëm. Pas fitores së dy ndeshjeve të para në sezonin 2024-25 në Premier Ligë, kampionët e Sitit do të rikthehet në kryeqytet të shtunën, teksa do të përballen me Uest Hemin.

 

Show More

Related Articles

Back to top button