LajmeMaqedoni

Kasami: Në zgjedhje lokale shkojmë si koalicion VLEN, pas zgjedhjeve mund të shndërrohemi në parti

Kryetari i Lëvizjes Besa Bilall Kasami, sot tha se VLEN ka krijuar trupa në mes partive që janë pjesë e koalicion, të cilët bëjnë koordinim të aktiviteteve para zgjedhjeve lokale.

“Kasami tha se në zgjedhjet lokale do të marrin pjesë si koalicion, ndërsa pas zgjedhjeve do të shqyrtojnë mundësinë e bashkimit në një parti të vetme, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Në këtë periudhë deri në zgjedhjet lokale jemi duke ndërtuar trupa të përbashkët të VLEN-it që bëjnë koordinimin e të gjitha aktiviteteve duke qenë pjesë e qeverisë. Besoj që kushtet më të përshtatshme për të pasur organizim ose strukturë të përbashkët politike do të jenë pas zgjedhjeve lokale kur edhe do të shohim edhe si VLEN, por edhe si pjesëmarrës në këtë koalicion ku jemi dhe si jemi dhe a kemi potencial që të jemi bartës të proceseve të rëndësishme”.

“Në këtë fazë ka koordinim shumë të mirë të aktiviteteve dhe besojmë që deri në zgjedhjet lokale do të jemi në këtë fazë, pasi është e rëndësishme që të motivojmë strukturat partiake dhe të mos i shkrijmë ato. Në zgjedhjet lokale besojmë që do të kemi rezultat pozitiv dhe atëherë do të krijohen kushtet për t’u bashkuar si strukturë e vetme politike”, tha mes tjerash Kasami.

I pyetur se si do të shkojnë në zgjedhje, Kasami tha se do të marrin pjesë si koalicion i katër partive, duke shtuar se do të jenë të hapr edhe për parti dhe organizata tjera politike./Telegrafi/

Show More

Related Articles

Back to top button