LajmeSport

Hysaj ende mund të transferohet në Turqi ose Arabinë Saudite

Edhe pse Elseid Hysaj u aktivizua për disa sekonda në ndeshjen e fundit kundër Milanit dhe një javë më parë regjistroi 9 minuta në fushë ndaj Udineze-s, tashmë nuk do të ketë më mundësinë të luajë.

Mediat italiane kanë njoftuar se mbrojtësi shqiptar mbeti jashtë listës së futbollistëve të regjistruar në Serie A. Tashmë është radha e Hysaj-t dhe menaxherëve të tij të gjejnë një destinacion të ri. Edhe pse situata është e komplikuar, duke qenë i paregjistruar për këtë sezon të ri, mbrojtësi i kombëtares kuqezi mund të transferohet kudo.

Merkato është ende e hapur në Turqi ose në Arabinë Saudite, ku mund të ketë klube të interesuara të marrin shërbimet e Hysajt. E ardhmja e 30-vjeçarit vazhdon të jetë e pasigurt. Nëse nuk arrin të gjejë një skuadër tëre, ai do të mbetet te Lacio, ku do të stërvitet, por nuk do të ketë mundësi të zbresë në fushë. E vetmja mundësi për tu regjistruar në kampionatin italian dhe të luajë vetëm në rast të dëmtimeve të rënda të shokëve të skuadrës.

 

Show More

Related Articles

Back to top button