LajmeRajon

Vuçiq: Do të shkoja në Kosovë nëse do të më lejonin forcat ndërkombëtare

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se do të vizitonte Mitrovicën e Veriut nëse do t’ia lejonin forcat ndërkombëtare, pa përmendur kështu lejen e institucioneve të Kosovës.

Kështu ai u deklarua në pyetjen e gazetarëve që iu bë në Podrinjë, duke shtuar se nuk do të shkonte vetëm në Mitrovicë. “Por edhe në pjesë të tjera të Kosovës ku ka serbë”.

“Shkuarja atje, nuk është çështje e zgjedhjes sime, por e vendimit të tyre”, tha ai.

Këto komente, Vuçiq i bëri në Podrinje, gjatë vizitës së punimeve në rikonstruksionin e një rruge që lidh Bojiqin me Tekerishin.

 

Show More

Related Articles

Back to top button