LajmeMaqedoni

Mungojnë asistentët arsimorë për fëmijët me aftësi të kufizuara

Nxnënësit u kthyen në bankat e tyre, por jo edhe ata me aftësi të kufizuara. Vonohet procedura për zgjedhjen e asistentëve arsimor, të cilët ende nuk kanë nënshkruar kontratat e tyre të punës. Ministrja e Arsimit drejtoi gishtin te shkollat që shpallin konkursin me qendrat e resorëve.

Ajo u bëri thirrje prindërve dhe menaxhmenteve të shkollave që asnjë fëmijë të mos qëndrojë në shtëpi dhe të gjithë të pranohen në shkolla, sepse në çdo shkollë ka arsimtarë, pedagogë dhe defektologë. Ajo thotë se këtë vit do të ketë më shumë asistentë se vitin e kaluar, ndërsa për vitin e ardhshëm shpresojnë në një numër edhe më të madh nëse ka nevojë.

“Pse i vendosim drejtorët nëpër shkolla, nëse nuk i dinë detyrimet e tyre bazë, por sa kam njohuri dhe ne për çdo ditë interesohemi se çfarë ndodhë. Sot nënshkruhen marrëveshjet për 815, konkursi për 200 të tjerë është në rrjedhë.”, – deklaroi ministrja e Arsimit, Vesna Janevska.

Show More

Related Articles

Back to top button