Kanë përfunduar të dielën mbrëma Lojërat Paralimpike “Parisi 2024”. Ngjarja me plot rrëfime të veçanta sportive është vlerësuar shumë lart. Ka pasur paraqitje impresive të sportistëve e plot rekorde. Paralimpistët e Kinës ishin më të suksesshmit duke fituar plot 94 medalje të arta dhe 220 medalje gjithsej.
Britania e Madhe u rendit e dyta me 49 medalje të arta dhe 124 gjithsej. SHBA-ja ishte vetëm e treta me 36 të arta e 105 medalje gjithsej.
Në Lojërat Paralimpike në Paris debutoi edhe Kosova. Grevist Bytyqi prezantoi vendin në vrapimin 1500 metra. Ceremonia mbyllës e Lojërave, ashtu si ceremonia hapëse, ishte shumë e bukur.