LajmeRajon

Micotakis: Duam të kemi marrëdhënie sa më të mira me fqinjët tanë dhe me Shqipërinë

“Ne duam të kemi marrëdhënie të mira me fqinjët, përfshirë Shqipërinë”, kështu deklaroi kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis gjatë një konference me gazetarët.

Edhe pse kanë kaluar një periudhë të vështirë, kryeministri grek theksoi se ndihet i kënaqur me lirimin e Fredi Belerit, raporton CNN Greece.

Mitsotakis theksoi se marrëdhëniet Greqi-Shqipëri kalojnë përmes respektimit të minoritetit grek.

“Ne duam të kemi marrëdhënie sa më të mira me fqinjët tanë dhe me Shqipërinë. Kaluam një periudhë të vështirë, por ndihemi të kënaqur që Fredi Beleri është me ne në Selanik. Marrëdhëniet Greqi-Shqipëri kalojnë përmes respektimit të minoritetit grek dhe respektimit të të drejtave pronësore të bashkatdhetarëve, Ky është edhe një kusht i domosdoshëm për vazhdimin e perspektivës evropiane të Shqipërisë”, përfundoi Mitsotakis.

Deklaratat e kryeministrit grek u bënë pas hapjes së Panairit të 88-të Ndërkombëtar të Selanikut dhe fjalimit të tij për vizionin qeveritar deri në vitin 2027.

 

Show More

Related Articles

Back to top button