LajmeSport

Shqipëria dhe Gjeorgjia, kërkojnë fitoren në “Air Albania”

Kombëtarja e Shqipërisë do të zbres sonte në fushë për ta zhvilluar ndeshjen e dytë të Ligës së Kombeve, ku përballë ka Gjeorgjinë.

“Kuqezinjtë” e Silvinjos e kanë nisur për mrekulli aventurën duke triumfuar me rezultat 1-2 në udhëtim te Ukraina. Po mirë e ka nisur edhe Gjoergjia, pasi para adhuruesve të vet ka mposhtur Republikën Çeke me rezultat të thellë 4-1.

Dueli mes Shqipërisë dhe Gjeorgjisë zhvillohet në ‘Air Albania’ në Tiranë me fillim nga ora 20:45.

Fitorja do të thotë shumë si për njërën ashtu edhe për tjetrën skuadër, pasi do të ishin kryesues të Grupit 1 me gjashtë pikë.

 

Show More

Related Articles

Back to top button