LajmeMaqedoni

Sektori i statistikave përballet me mungesë kuadri

Statistikat zyrtare janë instrument kyç për të rritur transparencën dhe llogaridhënien e politikave publike, megjithatë vendit i mungon kuadri dhe investimet teknologjike në këtë fushë. Kështu deklaroi sot drejtori i Entit Shtetëror të Statistikës, Dejan Stankov, në sesionin e katërt të Konventës Nacionale për Bashkimin Evropian në Maqedoninë e Veriut, ku mes tjerash u diskutua edhe për kapitullin e 18-të të procesit të skriningut, i cili ka të bëjë me statistikat.

“Në vitet e fundit, kapaciteti institucional i Entit Shtetëror të Statistikës është zvogëluar ndjeshëm si rezultat i zvogëlimit të resurseve njerëzore si dhe investimit të pamjaftueshëm në sistemet informatike. Megjithatë, ne e avancojmë punën tonë, nëpërmjet ndjekjes dhe harmonizimit të vazhdueshëm me legjislativin nacional në fushën e statistikës, me atë të Bashkimit Evropian”, deklaroi Dejan Stankov, drejtor i Entit Shtetëror të Statistikës.

Guvernatorja e Bankës Popullore të Maqedonisë së Veriut, Anita Angellovska Bezhoska, nënvizoi se statistika duhet të evoluojë paralelisht me zhvillimin e ekonomive.

“Ashtu siç evoluojnë ekonomitë, patjetër duhet të evoluojnë edhe statistikat që të mund t’i kuptojmë ato ndryshime në ekonomitë që ndodhin dhe të udhëheqim politika përkatëse. Prej atje, avancimi i statistikës është dhe do të vazhdojë të jetë proces i vazhdueshëm”, tha Anita Angellovska Bezhoska, guvernatorja e Bankës Popullore të Maqedonisë së Veriut..

Ndryshe, në kuadër të procesit të skriningut, për Kapitullin 18 që përfshinë Statistikën, deri më tani janë mbajtur tre takime bilaterale mes përfaqësuesve të vendit dhe atyre të BE-së. Sipas raporti të progresit të Komisionit Evropian, Maqedonia e Veriut është mesatarisht e përgatitur në fushën Statistikës. Njëkohësisht, theksohet se infrastruktura statistikore ka harmonizim të lartë me legjislativin e BE-së. /Alsat.mk

 

Show More

Related Articles

Back to top button