LajmeSport

PSZH dhe Juventusi kyçen në garën për sulmuesin egjiptian

Legjenda e “Reds”- ave, Mohamed Sallah, lëshoi një “bombë” pas fitores 3-0 ndaj rivalëve të Mançester Junajtedit më 1 shtator, duke pranuar se mund të ishte sezoni i tij i fundit në klub. Sulmuesi ka qenë në Liverpull që kur u bashkua nga Roma në vitin 2017 dhe në këtë periudhë ai ka fituar Premier Ligën, Ligën e Kampioneve dhe një mori trofesh të tjerë, ndërsa ka bërë 352 paraqitje dhe ka shënuar 214 gola.

Kontrata e tij aktuale skadon në fund të qershorit 2025 dhe komentet e fundit të egjiptianit kanë shkaktuar një valë spekulimesh për të ardhmen e tij, me shumë njerëz që presin që sulmuesi të shkojë në Arabinë Saudite. Por dëshira e tij është të rinovojë në “Anfield”, edhe pse ai mund të përfundojë të qëndrojë në Evropë, por në një tjetër klub, duke rrezikuar të përballet me skuadrën ku u bë një ikonë në një ndeshje të Ligës së Kampioneve, sipas “El Nacional”.

PSZH dhe Juventusi mendohet se janë të interesuar për të siguruar shërbimet e 32- vjeçarit dhe të dy po përpiqen që ta tundojnë yllin e Egjiptit për të qëndruar në kontinent. Klubi francez thuhet se dëshiron të forcojë një vijë të frontit të fortë tashmë, të përbërë nga Dembele, Asensio dhe Barkola. Ndërsa italianët kërkojnë që të shfrytëzojnë eksperiencën e Salahut në sulmin e tyre.

 

Show More

Related Articles

Back to top button