LajmeMaqedoni

Mexhiti: Maqedonia e Veriut deri në vitin 2050 duhet ta heq përdorimin e thëngjillit

Maqedonia e Veriut po përgatitet më së voni deri në vitin 2050 ta heq përdorimin e thëngjillit për nevojat e saj energjetike dhe të respektojë afatet e BE-së për tranzicion në burimet e ripërtëritshme të energjisë, tha dje nënkryetari i parë i Qeverisë dhe ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti në një panel në Uashington.

“Ekonomia e jonë duhet të tranzitojë nga përdorimi i thëngjillit deri në vitin 2050”, deklaroi ai në panelin në kuadër të Konferencës për siguri energjetike në Evropën Qendrore dhe Lindore, të organizuar nga Këshilli atlantik në Uashington.

Sipas tij, Qeveria po ashtu punon në korridorin e gazit jug-veri për përfundimin e gazsjellësit nga Greqia.

“Ne punojmë me fqinjët tanë Greqinë dhe Serbinë që të mbështetemi në një burim të pavarur alteranativ të energjisë, si gazi”, tha Mexhiti.

Në konferencë u diskutua për tregtinë transatlantike dhe energjinë. Tema kryesore ishin përparimi me vendosjen e burimeve të ripërtërishme të energjisë në BE, për ndërprerjen e ndryshimeve klimatike dhe politikave rreth kësaj, tranzicionin nga derivatet fosile, si derivatet e naftës dhe respektimi i afateve të rregullatorëve për përdorimin e automjeve elektrike dhe hibride në transportin e BE-së.

 

Show More

Related Articles

Back to top button