Armando Broja do të bartë fanellën me numrin 22 tek Evertoni. Sulmuesi shqiptar sot ka marrë konfirmimin e numrit nga skuadra angleze. Sulmuesi i kombëtarës kuqezi mund të debutojë në ndeshjen e radhës ndaj Aston Villës.
Sulmuesi shqiptarë ka stërvitur intensivisht kohët e fundit dhe duket se me shumë gjasë ka lënë prapa një lëndim, nga i cili ishte jashtë terrenit të gjelbër për një kohë të shkurtër.