LajmeMaqedoni

KINSIV në M-NAV do ta hetojë ngjarjen e sigurisë mbi qiellin e Shkupit nga 7 shtatori

Komiteti për Hetim të Aksidenteve Ajrore dhe Incidenteve Serioze (KINSIV) sot fillon aktivitete në Ofruesin e Shërbimeve të Navigacionit M-NAV si pjesë e hetimit për ngjarjen në qiellin e Shkupit më 7 shtator në të cilin sipas paralajmërimeve është shmangur përplasja e dy aeroplanëve. Për ngjarjen vepron edhe Agjencia e Aviacionit Civil (AAC), ndërsa nëse konfirmohet se ka vepër penale gjetjet duhet të dorëzohen në Prokurorinë Themelore Publike.

“Të hënën do të hyjmë në M-NAV dhe do të bëjmë bisedat e nevojshme, do të dëgjojmë regjistrimet e bisedave të kontrollorëve me pilotët e aeroplanëve dhe do të shikojmë edhe regjistrimet. Ne nuk vërtetojmë fajin, por arsyen që çoi në një incident të tillë. Do të kërkojmë gjithashtu deklarata nga pilotët e të dy aeroplanëve përmes autoriteteve të tyre të aviacionit dhe do të informojmë publikun. Çdo gjë tjetër për momentin do të jetë spekulim”, tha të premten për MIA-n, Zoran Ilievski, kryetar i KINSIV.

Paraprakisht nga AAC për MIA-n konfirmuan se po veprojnë pas një ngjarje të denoncuar nga Ofruesi i Shërbimeve të Navigacionit M-NAV.

“Ofruesi i shërbimeve të navigimit M-NAV në mënyrë të rregullt e paraqiti ngjarjen dhe AAC do të veprojë rreth të njëjtës”, deklaruan nga AAC.

Nga M-NAV potencojnë se ngjarjet e tilla si kudo në Evropë, çdoherë janë raportuar me kohë dhe janë procesuar nga të gjithë sektorët relevantë.

“Më 7 shtator në orën 18:30 është dërguar raport për ngjarje të sigurisë në afatin e paraparë nga kryesit të cilët kanë punuar në sektorin e prekur. Në pajtim me rregullat dhe procedurat e parapara, raporti është regjistruar nga ana e sektorit IMS (Integreted Menagement Systems) dhe i është dërguar Agjencisë së Aviacionit Civil. Gjithashtu, në pajtim me procedurat valide, nga ana e sektorit IMS është hapur hetim për konstatimin e gjendjes faktike dhe shkaqeve për ngjarjen. Do të donim të themi se ngjarjet e këtilla si kudo në Evropë, çdoherë janë raportuar dhe procesuar nga të gjithë sektorët relevantë, shërbimet dhe institucionet, në pajtim me procedurat ekzistuese juridike”, theksoi M-NAV në kumtesë.

Pas publikimeve në media në bazë të sajtit për ndjekjen e fluturimeve Fllajtradar24, se aeroplanë të “Turkish erllajns” dhe të “Sanekspres” për pak do të përplaseshin në qiellin mbi Aeroportin Ndërkombëtar në Shkup më 7 shtator në orën 18.32, reagoi edhe Shoqata e Kontrollorëve të Fluturimeve të Maqedonisë.

Nga aty porositën se Fllajtradar nuk është vegël relevante për dhënien e pozitës së saktë në kohë reale dhe si e tillë nuk duhet të shfrytëzohet për nxjerrjen e konkluzioneve. Theksuan se mbesin në mbrojtje të imazhit kolektiv dhe profesionalizmit të kontrollorëve, të cilët, siç vlerësuan, janë mjet i dënimeve të pabaza. Shpallja e kësaj ngjarje si “incident serioz”, sipas Shoqatës, pa u kontrolluar gjatë kësaj faktet nuk shkon në drejtim të zbardhjes së saktë dhe të vërtetë të rastit.

Siç njoftoi portali SDK.mk, duke iu referuar faqes për ndjekje të fluturimeve Flajtradar24, bëhet fjalë për aeroplanin e ‘Turkish erllajns’ në fluturimin TK1358 nga Madridi drejt Stambollit dhe aeroplanit të ‘Saneksperes’ nga aeroporti bregdetar turk Dalaman drejt Londrës – Getuik. Tridhjetë sekonda para se të tejkalohen dy aeroplanët ishin në lartësi të njejtë prej 36.000 shkallëve. Mu para se të tejkaloheshin, njëri lëvizi në 36.325 shkallë, ndërsa tjetri zbriti në 35.475 shkallë. Sipas rregullave të komunikacionit ajror, mes aeroplanëve duhet të ketë 2.000 shkallë largësi vertikale, shkroi portal.

 

Show More

Related Articles

Back to top button