LajmeMaqedoni

Mungesa e kujdesit për shëndetin mendor, shteti në gjumë

Edhe përskaj faktit se kohëve të fundit është rritur numri i të rinjve që kërkojnë mbështetje psikologjike, përsëri mbetet shqetësuese kujdesi për shëndetin mendor tek adoleshentët. Kryetarja e Odës së Psikologëve, Mirjana Jovanovska Stojanovska, thotë se shteti nuk ofron kurrfarë ndihme në këtë aspekt dhe kujdesi për shëndetin mendor nuk është as në vend të fundit. Madje, nuk ka as sistem afatgjatë në legjislacionin e arsimit fillor dhe të mesëm dhe ligjit për mbrojtje të shëndetit, për të ofruar ndihmë psikologjike tek të rinjtë.

“Kujdesi për shëndetin mendor jo vetëm që është në vendin e fundit, por në përgjithësi nuk ekziston. Rregullat që janë të vendosura në ligjin për arsim fillor dhe të mesëm janë tentativa të zbehta që hynë në zbatim nëpër shkolla. Më shumë ka kujdes për shëndetin fizik , por kujdesi për shëndetin mendor për fat të keq në përgjithësi nuk ekziston”, tha Mirjana Jovanovska Stojanovska, Kryetare e Odës së Psikologëve.

Të rinjtë në mungesë të ndihmës së shtetit më së shpeshti drejtohen nëpër institucione private për mbështetje dhe këshilla psikologjike.

“Mund të them se ende nuk është e mjaftueshme, pasi kujdesi për shëndetin mendor ka mbetur nëpër shoqata private që ofrojnë ndihmë dhe këshilla psikologjike. Në është në atë masë që të hyjë në sistem të shtetit, që të iu ndihmojë edhe atyre që nuk mund të paguajnë”, u shpreh Mirjana Jovanovska Stojanovska, Kryetare e Odës së Psikologëve.

Stojanovska thotë se Institucionet kompetente duhet të angazhohen edhe në ndihmë për prindërit, në mënyrë që ta kenë më të lehtë të kujdesen për fëmijët e tyre.

“Ne si sistem jemi të detyruar ti ndihmojmë prindërve, që ti kuptojnë fëmijët e tyre, të dinë nëpër çfarë kalojnë dhe ti ndihmojnë fëmijët e tyre në dëshirat që kanë”, theksoi ajo.

Shëndeti mendor, sipas psikologes duhet të normalizohet njësoj si kur të rinjtë kërkojnë ndihmë për shëndetin fizik. Përderisa nuk normalizohet e njëjta, gjeneratat e reja do ta kenë edhe më të vështirë qasjen në psikolog. Ata apelojnë që për secilin shqetësim mendor apo shpirtëror të kërkojnë ndihmë psikologjike./Alsat.mk

 

Show More

Related Articles

Back to top button