LajmeMaqedoniRajon

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë sot për vizitë në Maqedoninë e Veriut

Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Elisa Spiropali sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut.

Siç njoftojnë nga Kuvendi i RMV-së, Spiropali do të zhvillojë disa takime. Është planifikuar të ketë takim kokë më kokë me kryetarin e Kuvendit, Afrim Gashi dhe takime me liderin e BDI-së Ali Ahmeti dhe me Talat Xhaferin, ish-kryetar i Kuvendit, si dhe me liderin e LSDM-së. Është njoftuar edhe Venko Filipçe.

Pas takimit me kryetarin e Kuvendit është planifikuar një deklaratë për media.

 

Show More

Related Articles

Back to top button