GostivarLajme

Komuna e Gostivarit planifikon vitin e ardhshëm të punësojë 102 persona

Këshilli i komunës së Gostivarit miratoi Planin për punësim për vitin 2025

Komuna e Gostivarit planifikon vitin e ardhshëm të punësojë 102 persona në administratën komunale. Këto punësime vijnë përmes rregullores për sistematizim dhe Planit për punësim për vitin 2025 i cili kaloi edhe në Këshillin komunale. Zibide Neziri nga komuna e Gostivarit duke folur mbi planin e punësimit, sqaroi se për 15 persona parashihet avancim, ndërsa nga numri i përgjithshëm i punësimeve që planifikohen, 6 do të jenë për te zjarrfikësit.

“Në këtë propozim Plan janë paraparë 15 punësime me avancim. Katër të punësuar gjatë vitit 2025 i plotësojnë kushtet për dalje në pension dhe 102 vende pune janë me shpallje publike, ku prej tyre në bazë të Rregullores për sistematizim, 96 janë për të plotësuar vendet në administratën e Komunës dhe 6 janë në Njësinë Territoriale Kundër Zjarrit”, deklaroi Zibide Neziri nga komuna e Gostivarit.

Përfaqësuesit e komunës nuk dhanë sqarim se pse i nevojiten këta punonjës komunës, përveç katër vendeve që do të lirohen nga personat që do të dalin në pension. Në lidhje me këta punësime nuk kishte pyetje as nga këshilltarët e asnjërit subjekt politik që përfaqësohen në Këshill. Thjeshtë, Plani për Punësim i viti 2025 kaloi pa debat dhe veç me votat e shumicës. Ndryshe, këto punësime që pritet të realizohen, bëhen në vit zgjedhor pasi vitin tjetër mbahen zgjedhjet lokale.

Show More

Related Articles

Back to top button