LajmeMaqedoni

Kufizimi i marzhës rezulton me ulje të çmimeve të shportës vjeshtore

Kufizimi i marzhës së 73 produkteve ushqimore ka rezultuar me ulje minimale të çmimeve të shportës vjeshtore. Inspektorati Shtetëror i Tregut ka dalë në terren dhe ka gjetur parregullsi të shumta nëpër markete dhe tregje. Nga inspektorati njoftojnë se ditëve në vazhdim inspektimet do të jenë të shtuara nëpër të gjitha qytetet e vendit, dhe aty ku do të vërehet mosrespektim i vendimit të qeverisë do të ketë sanksionime, madje ata që nuk i binden masave rrezikojnë edhe mbylljen. Edhe qytetarët kanë vërejtur se nuk ka ulje të çmimeve pothuajse fare dhe nuk janë të kënaqur. Ata thonë se përpara se të vendosej marzha, nëpër markete i kanë rritur çmimet dhe tani nuk vërehet aspak se ka ulje. Marzha e kufizuar do të vlej deri në fund të muajit tetor, ndërsa shporta të tilla do të ketë edhe për vitin e ri, për pashkët dhe festën e bajramit. /Alsat.mk

Show More

Related Articles

Back to top button