Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka përkujtuar 26 vjetorin e masakrës së Abrisë së Epërme.
Osmani përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se regjimi gjenocidal i Millosheviqit kreu masakrën brutale ndaj 23 anëtarëve të familjes Deliu, nga fëmija 2 vjeç, të rinj, gra e deri te plaku 94 vjeç.
Ajo tha se jetët e tyre u morën mizorisht, por kujtimi për ta është i përhershëm.
“Nuk do të harrojmë kurrë. Jemi të përkushtuar për ta ruajtur kujtesën për ta, sikurse edhe për të vendosur drejtësi. Sot, nderojmë edhe sakrificën heroike të dëshmorëve të UÇK-së Valdet Xhemajli, Vesel Demaku dhe Afrim Hajdari, të cilët ranë në altarin e lirisë, duke mbrojtur dinjitetin dhe të ardhmen e Kosovës.
Qoftë i përjetshëm kujtimi për martirët dhe dëshmorët e Abrisë”, ka shkruar Osmani në Facebook. /Telegrafi/