LajmeRajon

Radomiroviq lirohet nga pozita e zëvendësministrit për Komunitete dhe Kthim

Zëvendësministri për Komunitete dhe Kthim, Radoica Radomiroviq është liruar nga kjo pozitë me kërkesë të eprorit të tij ministrit Nenad Rashiq.

Kryeministri Albin Kurti ka nënshkruar vendimin për lirimin e tij nga detyra. Burime të Telegrafit brenda Qeverisë së Kosovës kanë bërë të ditur se njoftimi për lirimin e Radomiroviqit ka ardhur dje në Qeveri.

Ndryshe, Radomiroviq për mediat lokale në gjuhën serbe ka akuzuar Rashiqin për “neglizhencë ndaj serbëve në veri”.

Ai ka thënë se nuk i është treguar arsyeja e vendimit.

Radomiroviq ka shtuar se priste që të shkarkohej më herët pasi kishte biseduar me ministrin Rashiq, kur, siç thotë ai, kishte konstatuar se “nuk ka mirëkuptim për qytetarët e veriut të Kosovës”.

Telegrafi ka provuar të marrë edhe një qëndrim nga ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, por i njëjti deri në publikimin e këtij artikulli nuk ka kthyer përgjigje.

Më 25 maj të vitit 2023 kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e kishte emëruar Radomiroviqin, zëvendësministër për Komunitete dhe Kthim. /Telegrafi/

Show More

Related Articles

Back to top button