Një fermë derrash është djegur në fshatin Dolani të Shtipit. Rreth 100 derra të vegjël u dogjën nga zjarri, ndërsa tetë derra të mëdhenj dhe rreth 100 derra të vegjël u shpëtuan, transmeton Portalb.mk.
Komandanti i NjTZ- Shtip, Darko Kotsev, për MIA-n tha se zjarri ka ndodhur mbrëmë në orën 21:30, ndërsa e kanë fikur dhjetë zjarrfikës me tre makina zjarrfikëse.
Për momentin nuk dihet shkaku i zjarrit. Një ekip policie do të dalë në terren për të përcaktuar shkaqet e zjarrit.