GostivarLajme

Festivali i muzikës “The Park Festival” ngriti siparin/ Nata e parë e rezervuar për fëmijët

Festivali i muzikës “The Park Festival” edhe zyrtarisht ngriti siparin në Gostivar. Nata e parë e festivalit iu dedikua fëmijëve, ku më të vegjëlit e qytetit sollën ekspozita personale, këngë e luajtje në insutumente muzikore. Nuk mungoi as vallëzim e animatorët, ndërsa u dhanë edhe dy shoqafe për fëmijë. Vlora Demiri nga “The Park Festival” thekson se nuk është e rastësishme që natën e parë fillon me fëmijët pasi nga ata merret energjina pozitive për të vazhduar pastaj em netët e tjera.

“Zyrtarisht filluam festivalin dhe sonte e kemi natën e fëmijëve. Viteve tjera kishim tre netë të këtilla në një skenë më të vogël, por këtë vit vendosëm t’u japim hapësirë në këtë skenë më të madhe që ta ndjejnë sesi është të performosh në një event të tillë. Kemi një program tepër të pasur duke filluar nga ekspozitat pesronale, solo këndime, solo instrumente, pastaj jemi nikoqir të një shfaqe shumë interesante që na vjen nga Teatri i Prishtinës. Kemi edhe performancën e ‘I dance studio’, kemi animatorë të ndryshëm dhe në fund kemi shfaqen e filmit ‘Brakfree’ që është enkas për të rinjtë. Nuk është e rastësishme që natën e parë e kemi filluar me fëmijët pasi deshëm ta marrim atë energjinë pozitive nga ata me gjithë çiltërsinë që kanë ata dhe të vazhdomë pastaj me tre netët tjera”, deklaroi Vlora Demiri nga “The Park Festival”.

Vendi ku performuan më të vegjëlit ishte një skenë gjigante e mirë-rregulluar. Ndërkohë, pos prindërve që ishin prezent për t’u dhënë mbështetje, nuk munguan edhe qytetarë të tjerë nga Gostivari. Në natën dedikuar fëmijëve, hyrja ishte e lirë.

Show More

Related Articles

Back to top button