LajmeSport

Nedim Bajrami, në foramcionin e javës të Ligës Evropa

Nedim Bajrami ka qenë fantastik në fitoren e Rejnxhersit 0-2 në udhëtim te Malmo. Mesfushori shqiptar ishte vendimtar në fitoren e skuadrës skoceze në udhëtim te Malmo, duke shënuar gol vetëm pas disa sekondave.

E falë paraqitjes fantastike në kryeqytetin suedez, Bajrami ka zënë vend edhe në formacionin më të mirë të xhiros së parë në Ligën e Evropës.

Në portë është portieri italian i Spurs, Vikario që pati një mbrëmje të shkëlqyeshme.

Mbrojtja përbëhet nga: Paredes (Bilbao), Caleta-Car (Lion) dhe Jemelka i Viktoria Plzen.

Ndërkohë në mesfushë përveç Nedim Bajramit janë edhe Olaru (Steaua), Versshaeren (Anderleht) dhe Rasmus Kristensen i Aintraht Frankfurt.

Treshja e sulmit janë: Hugo Ekitike (Frankfurt), Dia i Lazios dhe Hauge i Bodo/Glimt.

 

Show More

Related Articles

Back to top button