LajmeSport

Jasir Asani shënon golin e katërt në Ligën e Kampionëve në Azi

Liga e Kampionëve në Azi duket se është kompeticioni i preferuar i Jasir Asanit për të shënuar gola.

Anësori i kombëtares së Shqipërisë ka arritur të shënojë një tjetër gol të rëndësishme në këtë kompeticion me Gvangju, në sfidën që këto të fundit po zhvillojnë ndaj Kavasaki Frontale.

Asani arriti të gjente rrugën e rrjetës në minutën e 21-të të takimit, teksa u tregua mjaft i saktë nga pika e bardhë e penalltisë. Një gol mjaft i rëndësishëm, me 29-vjeçarin që vazhdon të jetë element kyç për skuadrën koreanel, ndërsa i dha avantazhin 1-0 në këtë sfidë.

 

Show More

Related Articles

Back to top button