Tifozët e Borusia Dortmundin, kanë protestuar kundër reformës së Ligës së Kampionëve, teksa para duelit ndaj Selltikut, të vlefshëm për Ligën e Kampionëve, kanë shpalosur një baner gjigant ku shkruhej: UEFA Mafia, nuk ju intereson sporti – gjithçka që ju intereson janë paratë!
Kjo protestë e verdhezinjve gjerman, është duke bërë xhiron e rrjeteve sociale, teksa të shumta kanë qenë reagimet për këtë protestë të tifozëve të Dortmundit.