Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali ka shkuar papritur në Presidencë direkt pas përfundimit të seancës plenare.
Nuk dihet ende arsyeja, megjithatë burimet pohojnë se me Presidentin Bajram Begaj do të bisedojnë për zhvillimet politike në vend.
E gjithë java është përfshirë nga tensione mes opozitës dhe maxhorancës që prej të hënës.
Opozita ka bojkotuar të gjitha komisionet parlamentare, ndërsa të hënën hoqi karriget nga salla e Parlamentit dhe u vuri flakën në oborr.
Kjo situatë vjen pas vendimit të Apelit për të lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë 1 vit burg ndaj Ervin Salianjit për veprën penale kallëzim i rremë.