LajmeMaqedoni

Opozita shqiptare: Pushteti nuk përfill gjuhën shqipe në Armatë

Përkundër reagimit të opozitës shqiptare për mospërfilljen e shqipes në Armatë, teksti i propozim ligjit mbetet i njëjtë. Sipas ASH-së, në tekstin e propozim ligjit, nuk është përfshirë neni që parasheh përdorimin e gjuhës shqipe në armatë. Qeveria dhe Ministria e Mbrojtjes, sipas tyre nuk e kanë respektuar kushtetutën dhe ligjin për përdorimin e gjuhëve.

“Kjo është e pashpjegueshme, askush nuk mori fjalën, deputetët e BDI-së kërkuan një pauzë që të konsultohen me shefat ndoshta të tyre, kush janë shefat nuk e di. Dhe normalisht pas një pauze, përsëri heshtën dhe përsëri qëndruan në një vijë me VMRO-në dhe LSDM-në, kundër propozimit të Aleancës për inkorporim të gjuhës shqipe”, deklaroi Halil Snopçe, ASH.

Nga LSDM theksojnë se për këtë çështje mund të diskutohet në të ardhmen, ndërsa për momentin diskutohen nene që në fokus kanë përmirësimin e kushteve për punë të pjesëmarrësve të armatës.

“Nenin që e tangon atë pjesë nuk është hapur në këtë moment dhe nuk kemi mundësi ligjore që në këtë moment ta shqyrtojmë këtë gjë.. Në këtë pjesë janë të përfshira përfitimet për përmirësimin e punës së pjesëtarëve të armatës. Ajo gjithashtu do të diskutohet, por për momentin konkretisht diskutohen vetëm këto nene ku përfshihet përmirësimi I kushteve për punë të pjesëmarrësve të armatës”, tha Mile Taleski, deputet I LSDM-së.

Për akuzat e opozitës shqiptare, Ministria e Mbrojtjes nuk ka përgjigje adekuate. Nga atje thonë se ligji është i përkthyer në dy gjuhë. Ky dikaster nuk sqaron konkretisht se përse gjuha shqipe nuk parashihet të përdoret në Armatë, ndërsa kërkojnë nga Aleanca t’i mbështesin ndryshimet ligjore. /Alsat.mk/



Show More

Related Articles

Back to top button