GostivarLajme

Lajm tragjik në Gostivar-Fëmija 6 vjeçar sëmuret gjatë stërvitjes së futbollit dhe ndërron jetë

Në qytetin e Gostivarit ditën e djeshme ka ndodhur një rast tragjik ku një fëmijë ka ndërruar jetë teksa po stërvitej për futboll.

“Me datë 03.10.2024 në ora 20.25 në SPBTetovë, nga Spitali i Përgjithshëm i Gostivarit është raportuar se nga stadiumi në lagjen Dutllok me ekip të Emergjencave mjekësore është sjellë një i mitur nga Gostivari pa shenja jete.  Sipas raportit, fëmija gjashtëvjeçar është sëmurë gjatë stërvitjes së futbollit dhe pas disa tentativave për reanimim, mjeku ka konstatuar vdekjen pa shenja dhune të dukshme.  Në vendin e ngjarjes inspektimin e ka kryer ekipi i Policisë së Gostivarit në bashkëpunim me prokurorin publik, me urdhër të të cilit trupi i pajetë i të ndjerit është dërguar për obduksion, thuhet në njoftimin e policisë.

Show More

Related Articles

Back to top button