LajmeSport

Bremer humb sezonin, Juventus ‘shënjestron’ ish-kapitenin e Realit

Performcanca shumë e mirë e Juventusit ndaj Leipzig në mesjavë, teksa “Zonja e Vjetër” triumfoi megjithëse me një lojtar më pak në fushë, nuk rezultoi pa pasoja. Qendërmbrojtësi brazilian Gleison Bremer, u dëmtua në fillimin e sfidës dhe pas zhvillimit të vizitave mjekësore një ditë më pas, nga rezultatet u mësua se praktikisht ai do të humbasë të gjithë pjesën tjetër të sezonit.

Një lajm shumë i keq për bardhezinjtë, që humbasin kështu një prej elementeve kyç të formacionit e të një lideri në mbrojte që ofronte siguri maksimale. Që në këtë fundjavë në sfidën ndaj Cagliarit, pritet që tekniku Motta të aktivizojë në qendër të mbrojtjes dyshen Kalulu-Gatti. Megjithatë mediat italiane bëjnë me dije se klubi torinez do të rihidhet në merkato, për të afruar një mbrojtës, nga lista e lojtarëve të lirë.

Ndër emrat që spikat më shumë është padyshim ai i ish qendërmbrojtësit spanjoll të Real Madrid, Sergio Ramos. Aktualisht Ramos është ende pa skuadër dhe një rikthim i tij në futbollin e rëndësishëm, do të ishte një mundësi për të mos u refuzuar, pavarësisht se spanjolli është në moshën 38 vjeçare dhe në fundin e karrierës së tij. Eksperienca e pafundme e tij gjatë këtyre viteve, mund t’i shërbejë “Zonjës së Vjetër” edhe në optikën për të rritur mbrojtësit e rinj, por shumë të talentuar që skuadra bardhezi ka në gjirin e saj si Kalulu apo Savona.

Show More

Related Articles

Back to top button