LajmeMaqedoni

Mickoski me nderime të larta shtetërore priti homologun serb, Millosh Vuçeviq

Kryeministri Hristijan Mickoski, me nderime të larta shtetërore priti në Shkup homologun e tij serb Millosh Vuçeviq. Vuçeviq i prin delegacionit të qeverisë serbe të përbërë nga disa ministra të kabinetit të tij. Arsyet e takimit, siç u bë e ditur nga qeveria, janë forcimi i marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet Maqedonisë dhe Serbisë, veçanërisht në fushën e energjisë, nënshkrimi i Memorandumit të Bashkëpunimit për integrimin ekonomik dhe energjetik, që, siç thonë ta, është kyç për zhvillimin dhe stabilitetin rajonal. Dy kryeministrat do të kenë konferencë të përbashkët për shtyp kurse gjatë vizitës është planifikuar regjim i veçantë trafiku. /Alsat.mk

Show More

Related Articles

Back to top button