LajmeMaqedoni

Maqedonia dhe Serbia nënshkruajnë memorandumi bashkëpunimi në fushën e energjetikës

Përfaqësuesit e qeverisë së Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë sot në Shkup nënshkruan memorandum për bashkëpunim në fushën e energjetikës, minierave dhe resurseve minerale. Siç ka sqaruar kryeministri Hristijan Mickoski, në konferencën e përbashkët për shtyp me kolegun e tij serb, Millosh Vuçeviq, pjesë e prioriteteve të dy qeverive në periudhën e ardhshme do të jetë ndërtimi i interkonjektorit të gazit nga Greqia përmes Maqedonisë në Serbi dhe Evropën Qendrore si dhe realizimi i Korridorit 10, pra hekurudha e shpejtë nga Shkupi për në Serbi dhe Greqi.

“Tani jemi në fazën e përfundimit të procedurës së tenderit që më në fund do të fillojë ndërtimi i interkonektorit me fqinjin tonë jugor, duke ofruar kështu një mundësi shtesë për furnizim me gaz në Evropën Qendrore”, tha Mickoski.

Dy kryeministrat diskutuan edhe për hekurudhën e shpejtë nga Korridori 10, e cila është një prioritet strategjik njëjtë si Korridori 8.

“Vendimi i Qeverisë së Maqedonisë për Korridorin 10 është i rëndësishëm për ne, si drejtim strategjik për transportin hekurudhor, i cili është një mundësi unike për t’u lidhur me partnerët evropianë nga Vjena në Athinë, do të lidhemi më lehtë me portet greke. Kjo është një rrugë ndërmjet Azisë dhe Evropës e cila do të kalojë përmes Maqedonisë dhe Serbisë, dhe e cila do të sigurojë transport më të mirë të mallrave dhe pasagjerëve – tha kryeministri serb Vuçeviq. /Alsat.mk

 

Show More

Related Articles

Back to top button