Shkëndija hodhi një hap drejt kualifikimit në turin e tretë të Conference League me fitoren 2 – 1 në transfertë me Valmiera. Skuadra nga Tetova dha më shumë në fushë duke e merituar sukesin në Letoni.
Doriev realizoi pas 10 minutave lojë për skuadrën shqiptare nga Maqedonia e Veriut, por vendasit barazuan në fundin e pjesës së parë. Sidrit Guri ishte vendimtar në të dytën, duke shënuar me kokë pas krosimit perfekt të Valmir Nafiut.
Në ndeshjen e kthimit, Shkëndija duhet të mbrojë këtë rezultat dhe për të shkuar më tej i vlen edhe një barazim. Pa gola përfundoi takimi mes Dritës së Gjilanit dhe Antwerp të Belgjikës. Skuadra nga Kosova mendoi më shumë për mbrojtjen në fushë kundërshtare. Ndeshja e kthimit të enjten e ardhshme do të jetë një provë zjarri për Dritën ndaj ekipit që drejtohet nga Mark van Bommel.
Tv Klan