LajmeRajon

Shqipëria shkon në Çeki, ja 13 lojtarët nga grumbullimi aktual që dinë si realizohet me fanellën kuqezi

Kombëtarja shqiptare e futbollit luan në ditët e ardhshme dy ndeshje shumë delikate për ecurinë e saj në Ligën B në Ligën e Kombeve përballë Çekisë dhe Gjeorgjisë, Këto janë dy ndeshje ku do të nevojiten rezultate pozitive dhe sigurisht, për të arritur të tilla duhet që të gjesh rrjetën e portës kundërshtare.

Shqipëria tradicionalisht ka pasur vështirësi në gjetjen e një bomberi të mirëfilltë, por “barrën” e golave të shënuar e ka ndarë në shumë elementë brenda grupit. Kësisoj, në grupin aktual të kuqezinjve, mes 23 lojtarëve të grumbulluar nga Silvinjo, janë 13 të cilët kanë shënuar të paktën një gol me fanellën kuqezi gjatë karrierës së tyre.

“Goleadorët” e grupit janë Bajrami, Asani dhe Uzuni, të cilët kanë regjistruar nga 5 gola të shënuar me Kombëtaren, të ndjekur nga Laçi me 4 gola e më pas Ismajli, Muçi e Seferi me nga 3.

Nga 10 lojtarët që nuk kanë shënuar asnjëherë me Shqipërinë, tre janë portierët Strakosha, Kastrati dhe Sherri, Ndërsa të tjerët janë Balliu, Kumbulla, Mitaj, Mihaj, Hadroj, debutuesi Pajaziti dhe Hoxha.

5 gola: Nedim Bajrami, Jasir Asani, Myrto Uzuni

4 gola: Qazim Laçi

3 gola: Ardian Ismajli, Ernest Muçi, Taulant Seferi

2 gola: Elseid Hysaj, Kristjan Asllani

1 gol: Arlind Ajeti, Ylber Ramadani, Amir Abrashi, Mirlind Daku/ BW

 

Show More

Related Articles

Back to top button