LajmeMaqedoni

Ulja e marzhës nuk vërehet në terren, qytetarët: Çmimet e produkteve janë të larta

Ulja e marzhës prej 10% në tregëtinë me shumicë dhe pakicë për 73 produkte ushqimore bazë, ka ndihmuar që qytetarët të kursejnë nga 690 deri në 1360 denarë për amvisëri, thotë ministri i Ekonomisë Besar Durmishi. Duke prezantuar arritjet e ministrisë së tij në 100 ditët e para të qeverisjes, Durmishi njoftoi se shporta vjeshtore është mirëpritur nga qytetarët.

“Po të mos i sillnim ne këto vendime edhe inflacioni do të ishte më e madhe edhe do të kishim rritje të çmimeve të produkteve ushqimore bazë. Ligji për praktika jo të drejta tregëtare hynë në fuqi, derisa të harxhohen produktet që i kanë marketet në depo normalisht se ato ende shiten me çmimet e vjetra. Kur të bëhen faturat e reja mes furnizuesve dhe blerësve dhe t’i harmonizojnë çmimet, produktet do të dalin me çmime të ulura”, tha Besar Durmishi, ministër i Ekonomisë.

Por qytetarët nuk pajtohen. Një pjesë ankohen se çmimet janë ende të larta.

“Po qumështi, buka ato shtrenjtë janë. Një bukë 40 denarë apo sa është. Shtrenjtë është por çfarë të bëjmë. Së paku 400 euro të kemi paga e që të mundesh të bëhesh idare”, u shpreh Besar Durmishi – Ministër i Ekonomisë.

“Reale është, nuk janë shumë. Këto çmime që janë në treg, shoh se njerëzit ankohen. Nuk duhet të ankohen. Vështirë fitohet. Nuk është shumë e lehtë ajo punë”, tha një tjetër qytetar.

“Kemi vërejtur, ka mjaft lirime dhe jemi falenderues ne pensionistët për lirimet”, u shpreh një qytetare.

Arsyeja pse disa produkte ende shiten me çmime të vjetra, Durmishi thotë se marketet edhe më tej kanë produkte që u kanë mbetur me çmimet e vjetra, ndërsa çmimet e reja do të vërehen në fund të këtij muaji, atëherë kur në fakt përfundon masa e uljes së marzhës. /Alsat.mk

 

Show More

Related Articles

Back to top button